Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Ostlundi e vlerëson të vështirë grupin e Kosovës

Jesper Ostlund

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka thënë se Kosova është në grup të vështirë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2028. 

Hendbollistët e Kosovës do të ballafaqohen me ata të Hungarisë, Ishujve Faroe dhe Malit të Zi, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2028. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, përzgjedhësi suedez ka theksuar se Kosova do të luftojë shumë dhe do ta synojë ngjarjen kontinentale. 

“Short i vështirë për ne këtë herë. Hungaria është top-Kombëtare. Mali i Zi është i njohur si vend i hendbollit, ndërsa Ishujt Faroe kanë top-lojtarë si Oli Mittun e Elias Skipagotu. Do të jemi autsajderë në këtë grup, por do të luftojmë dhe do të shfrytëzojmë shanset që do t’i kemi”, ka deklaruar Ostlund të shtunën për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Kosova ndeshjen e parë e luan më 4 apo 5 nëntor në udhëtim ndaj Ishujve Faroe, ndërsa më 7 apo 8 nëntor e pret Hungarinë. 

Kosova në këtë muaj u eliminua në raundin e dytë kualifikues për Botërorin 2027 nga Bosnjë-Hercegovina. Bosnjë-Hercegovina fitoi me 13 gola dallim në Tuzla në ndeshjen e parë, kurse në ndeshjen kthyese më 22 mars, Kosova fitoi me rezultatin 33:29. Fitorja në Prishtinë i jep shpresa përzgjedhësit Ostlund për paraqitje pozitive.