---
description: "Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka thënë se Kosova është në grup të vështirë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2028. Hendbollistët e "
title: Ostlundi e vlerëson të vështirë grupin e Kosovës
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/28/9a41ba84-39ce-4107-b6f0-f248d0b1525d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sporte të tjera

# Ostlundi e vlerëson të vështirë grupin e Kosovës

![Jesper Ostlund](https://resources.koha.net/images/2026/March/28/9a41ba84-39ce-4107-b6f0-f248d0b1525d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 mars 2026 19:51
- Shpërndaje në:

- 28 mars 2026 19:51
- Shpërndaje në:

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka thënë se Kosova është në grup të vështirë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2028. 

Hendbollistët e Kosovës do të ballafaqohen me ata të Hungarisë, Ishujve Faroe dhe Malit të Zi, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2028. 

Por, përzgjedhësi suedez ka theksuar se Kosova do të luftojë shumë dhe do ta synojë ngjarjen kontinentale. 

“Short i vështirë për ne këtë herë. Hungaria është top-Kombëtare. Mali i Zi është i njohur si vend i hendbollit, ndërsa Ishujt Faroe kanë top-lojtarë si Oli Mittun e Elias Skipagotu. Do të jemi autsajderë në këtë grup, por do të luftojmë dhe do të shfrytëzojmë shanset që do t’i kemi”, ka deklaruar Ostlund të shtunën për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Kosova ndeshjen e parë e luan më 4 apo 5 nëntor në udhëtim ndaj Ishujve Faroe, ndërsa më 7 apo 8 nëntor e pret Hungarinë. 

Kosova në këtë muaj u eliminua në raundin e dytë kualifikues për Botërorin 2027 nga Bosnjë-Hercegovina. Bosnjë-Hercegovina fitoi me 13 gola dallim në Tuzla në ndeshjen e parë, kurse në ndeshjen kthyese më 22 mars, Kosova fitoi me rezultatin 33:29. Fitorja në Prishtinë i jep shpresa përzgjedhësit Ostlund për paraqitje pozitive.

[#Jesper Ostlund](https://www.koha.net/tag/jesper-ostlund) [#HENDBOLL](https://www.koha.net/tag/hendboll) [#Kampionati Evropian](https://www.koha.net/tag/kampionati-evropian)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trajneri suedez po e shijon kohën te Kosova](https://resources.koha.net/images/2026/March/13/bd2fa50c-4e4d-4487-abba-3744896c56ff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 13 mar 2026 Trajneri suedez po e shijon kohën te Kosova](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/trajneri-suedez-po-e-shijon-kohen-te-kosova)
- [![Hendboll, Kosova mëson kundërshtarin e mundshëm të raundit të tretë](https://resources.koha.net/images/2026/January/31/a6ec2f95-1bc4-40b2-a52f-82750ace40ed.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 31 jan 2026 Hendboll, Kosova mëson kundërshtarin e mundshëm të raundit të tretë](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/hendboll-kosova-meson-kundershtarin-e-mundshem-te-raundit-te-trete)
- [![Kosova synon ta kalojë pengesën e dytë në kualifikimet e Kupës së Botës](https://resources.koha.net/images/2025/November/06/75e6fb55-1426-47c8-b321-8e994377a9b1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 6 nën 2025 Kosova synon ta kalojë pengesën e dytë në kualifikimet e Kupës së Botës](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-synon-ta-kaloje-pengesen-e-dyte-ne-kualifikimet-e-kupes-se-botes)
- [![Tjetër cikël kualifikues i Kosovës pa synim të realizuar](https://resources.koha.net/images/2025/May/12/6205bf20-48a4-4053-a7c5-4c048d8dbf4f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 12 maj 2025 Tjetër cikël kualifikues i Kosovës pa synim të realizuar](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/tjeter-cikel-kualifikues-i-kosoves-pa-synim-te-realizuar)
- [![Kosova me gjasa të vogla për kualifikim](https://resources.koha.net/images/2025/May/09/d18d0c55-dc7e-4d65-b965-eb12daa33b28.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 9 maj 2025 Kosova me gjasa të vogla për kualifikim](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-me-gjasa-te-vogla-per-kualifikim-1)

[Botë.]() [Të paktën 139 të vdekur, mes tyre fëmijë, pasi një varkë u përmbys pranë Xhibutit](https://www.koha.net/bote/te-pakten-139-te-vdekur-mes-tyre-femije-pasi-nje-varke-u-permbys-prane-xhibutit)

[Arbëri.]() [Andin Hoti - Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës](https://www.koha.net/arberi/andin-hoti-daciqit-eja-ne-prizren-te-presin-burgjet-e-kosoves)

[Kronikë.]() [Pas dy ngjarjeve tragjike, Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi](https://www.koha.net/kronike/pas-dy-ngjarjeve-tragjike-hyseni-therret-mbledhje-urgjente-te-keshillit-komunal-per-siguri-ne-bashkesi)

[Shtojca për Kulturë.]() [Viti 1990: Pajtimi historik në Kosovë](https://www.koha.net/shtojca-kulture/viti-1990pajtimi-historik-ne-kosove)

[Arbëri.]() [Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme, temperaturat do të pësojnë luhatje](https://www.koha.net/arberi/mot-i-ndryshueshem-gjate-javes-se-ardhshme-temperaturat-do-te-pesojne-luhatje)

[Kronikë.]() [Vritet një person në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari në arrati](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-per-vrasje-ne-pogragje-te-gjilanit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ostlundi e vlerëson të vështirë grupin e Kosovës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/ostlundi-e-vlereson-te-veshtire-grupin-e-kosoves","datePublished":"2026-03-28T19:51:38+01:00","dateModified":"2026-07-10T17:35:09+02:00","articleSection":"Sporte të tjera","wordCount":229,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka thënë se Kosova është në grup të vështirë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2028. Hendbollistët e ","url":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/ostlundi-e-vlereson-te-veshtire-grupin-e-kosoves","keywords":"Jesper Ostlund, HENDBOLL, Kampionati Evropian","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/28/9a41ba84-39ce-4107-b6f0-f248d0b1525d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
