Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U17, në grup të vështirë për kualifikim në Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave e ka mësuar grupin për raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe.

Evropiani i vitit të ardhshëm do të zhvillohet prej 3 deri më 15 maj në Bosnje e Hercegovinë.

“Dardanet” e reja pasi u promovuan në Ligën A, tani do të jenë në grup të vështirë. Në Grupin 5 të kësaj lige, të udhëhequrat e Kushtrim Munishit do të kenë punë me Gjermaninë, Austrinë dhe Slloveninë.

Fituesit e shtatë grupeve do të kualifikohen në Kampionatin Evropian dhe do t’i bashkohen Bosnjës si nikoqire e këtij turneu.

Vendet e katërta do të kthehen në Ligën B të edicionit të ardhshëm kualifikues 2022/23. Ky format kualifikues është bërë me sistem të Ligës së Kombeve.

Kosova U17 në konkurrencën e femrave do t’i zhvillojë ndeshjet më 23, 26 dhe 29 mars të vitit të ardhshëm. Nikoqiri i këtij grupi do të mësohet në javën e ardhshme.

Edhe Kosova U17 i nis me fitore kualifikimet Futboll Kosova U17 i nis me fitore kualifikimet

Të enjten gjatë ditës është mësuar edhe shorti kualifikues për edicionin e ri 2022/23 për Kampionatin Evropian, për grupmoshën U19, po ashtu në konkurrencën e femrave.

Kosova do të jetë pjesë e Ligës B në Grupin 4, bashkë me Skocinë, Estoninë dhe Kazakistanin.

Këto duele do të zhvillohen në muajin prill të vitit të ardhshëm në Skoci.