Futbollistët e Përfaqësueses U19 të Kosovës dhe grupmoshës U17 kanë mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit 2026. Shorti për dy grupmoshat është tërhequr të enjten ne Nyon të Zvicrës.
Kosova U19 do të jetë pjesë e Grupit 12, ndërsa për kundërshtare do t’i ketë Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë. Turneu kualifikues i kësaj grupmoshe do të mbahet në Norvegji nga 8 deri më 14 tetor të vitit 2025.
Grupmosha e Kosovës U17 do të bëjë pjesë në Grupin e 6, pjesë e të cilit janë Austria, Irlanda dhe Ishujt Faroe.
Turneu kualifikues i Grupit 6 do të mbahet në Kosovë. Ka mbetur për t’u caktuar datat e mbajtjes së këtij turneu kualifikues.