Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U17 mëson kundërshtaret

Futbollistet e Kosovës U17 dhe ato të U19 kanë mësuar kundërshtaret e raundit të dytë të kualifikimeve për Evropianët 2024.

Me shortin e tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës, Kosova U17 është vendosur në Grupin 2 të Ligës A, bashkë me Finlandën, Portugalinë dhe Islandën.

Kosova U17 në tetor e fitoi grupin në Ligën B, në kuadër të raundit të parë, dhe avancoi në Ligën A për raundin e dytë.

Image

Ndeshjet do të zhvillohen në pranverë, ndërsa fituesi i grupit shkon në Evropian.

Është bërë edhe tërheqja e shortit për rrethin e dytë kualifikues për grupmoshën U19.

Kosova U19 do të jetë në Grupin 3 të Ligës B, bashkë me Izraelin, Gjibraltarin dhe Luksemburgun. Prej ligës B nuk mund të sigurohet kualifikimi në Evropian.