Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll në konkurrencën e meshkujve të premten ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese të Evropianit që organizohet në Suedi në vitin e ardhshëm.
Kosova U17 në Grupin B1 do të bëj gara bashkë me Maqedoninë e Veriut, Gjeorgjinë dhe Armeninë.
Miniturneu i këtij grupi do të organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, ndërsa ndeshjet luhen më 3, 6 dhe 9 tetor.
Synohet inkuadrimi në Ligën A.
Ligën A e synon edhe Përfaqësuesja U19 e Kosovës në konkurrencën e femrave.
Vashat e reja të Kosovës do të bëjnë gara në Grupin B3, bashkë me Slloveninë, Azerbajxhanin dhe Moldavinë.
Edhe
Kosova U19 mëson kundërshtarët për “Euro 2027”
Evropiani për këtë grupmoshë do të organizohet në Lituani në vitin e ardhshëm.
Ndeshjet e Kosovës U19 te femrat do të zhvillohen në Slloveni më 8, 11 dhe 14 nëntor.
Shorti është tërhequr të premten në Nion të Zvicrës.