Krahas Atletico Madridit, edhe West Ham Unitedi e Aston Villa kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit James Rodriguez.
“Fichajes” raporton se gjasat janë të mëdha që Jamesi të rikthehet në Premier League, kampionat prej të cilit u largua para fillimit të këtij edicioni për t’u transferuar te Al-Rayyani.
30-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Evertonit, ndërsa West Hami e Aston Villa janë gati të ofrojnë mbi dhjetë milionë euro për transferimin e tij. Kolumbiani ka kontratë me ekipin nga Katari deri në vitin 2024, kurse këtë sezon ka pesë gola e shtatë asistime në 14 paraqitje.