Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jamesi kthehet në Evropë, tek Olympiacosi

Mesfushori James Rodriguez ka vendosur të rikthehet në futbollin evropian. Fabrizio Romano ka shkruar të mërkurën se kolumbiani do t’i bashkohet skuadrës së Olympiacosit.

Olympiacosi tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin nga Katari, Al-Rayyan, për Jamesin. 31-vjeçari do të huazohet për një vit te Olympiacosi, ekip që gjatë kësaj jave do të zyrtarizojë transferimin e tij.

James ka kontratë me ekipin nga Katari deri në fund të vitit 2024, ndërsa iu bashkua vitin e shkuar nga Evertoni. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Real Madridi, Bayerni, Monaco e Porto.

Artikuj të ngjashëm