Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jamesi paralajmëron kthimin në Evropë

Mesfushori James Rodriguez është i vendosur që të kthehet në futbollin evropian sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë të mërkurën, kolumbiani ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Katarit, Al-Rayyan, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

“Afati kalimtar do të hapet së shpejti dhe do të shoh të gjitha opsionet. Kthimi në futbollin elitar të Evropës është një mundësi serioze për mua. Por, ta presim afatin kalimtar të verës”, është shprehur James.

30-vjeçari iu bashkua ekipit nga Katari verën e shkuar nga Evertoni dhe deri më tani ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 14 paraqitje.

Ai karrierë në Evropë, ka bërë edhe te Real Madridi, Bayerni, Monaco e Porto.

Artikuj të ngjashëm