Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James Rodriguez me deklaratë spektakolare

Karriera e James Rodriguezit ka pësuar rënie të madhe në vitet e fundit, por ai ka bërë deklaratë të jashtëzakonshme pas ndeshjes me Spanjën.

Ai luajti në pjesën e dytë në fitoren 1:0 të Kolumbisë në miqësore ndaj Spanjës, në ndeshjen që u luajt në “London Stadium” të premten mbrëma në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

32-vjeçari ka folur për të ardhmen e tij, ndërsa ka theksuar se dëshiron të kthehet në La Liga.

“Mendoj se për të ardhur deri këtu, duhet të bësh gjërat e duhura. Shpresoj të rikthehem në La Liga në të ardhmen. Është ligë në të cilën unë gjithmonë kam dashur të luajë”, ka thënë James Rodriguez.

James në La Liga ka luajtur për skuadrën e Real Madridit.

Karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Al-Rayyani e Olympiacosi.

Pas disa muajsh të kaluara pa klub, ai iu bashkua ekipit brazilian, Sao Paulo, në verën e vitit të kaluar.

Ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa në edicionin aktual në katër ndeshje, ka një gol e një asistim.