Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi mohon kalimin te Barcelona

Lionel Messi beson se karriera e tij në Evropë ka përfunduar, ani pse është folur shumë për një rikthim të tij te Barcelona, skuadra ku u zhvillua dhe pati karrierë të jashtëzakonshme.

Messi nga Barcelona u transferua fillimisht te Paris Saint-Germaini, ndërsa tani është pjesë e Inter Miamit në ligën MLS.

“Falë Zotit, kam pasur karrierë të shkëlqyer në Evropë dhe kam fituar çdo gjë që kam ëndërruar. Vendosa të vija në SHBA dhe nuk mendoj të kthehem ndonjëherë të luaj sërish në Evropë”, është shprehur Messi në një intervistë dhënë për “L’Equipe”.

“Kam mundur të kthehem te Barcelona, por ishte diçka e ngjashme me atë që ndodhi në vitin 2021. E kam menduar rikthimin te Barça, kam menduar për jetën atje, për pensionimin tim atje siç kam dashur gjithmonë, por nuk ka qenë e mundur”, ka theksuar Messi.

Artikuj të ngjashëm