Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James Rodriguez largohet nga Sao Paulo

Ish-ylli i Bayernit, James Rodriguez, është larguar nga Sao Paulo pas gjashtë muajsh. Ai me fanellën e klubit brazilian ka luajtur 14 ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime. 32-vjeçari largohet me kërkesën e tij.

Sao Paulo ishte klubi i katërt për Rodriguezin pas largimit nga Munihu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Karrierë ka bërë edhe te skuadra e Portos, Monacos, Real Madridit, Evertonit dhe Olympiacosit.

Ai mund t’i bashkohet skuadrës së Beshiktashit. Afati kalimtar në Turqi mbyllet të premten.