Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Gonçalo Ramos, mund të largohet nga skuadra parisiene në afatin kalimtar veror, ka shkruar të mërkurën mediumi “Le Parisien”.
22-vjeçari Ramos ishte huazuar nga Benfica për 65 milionë euro në nëntor të vitit 2023, ndërsa ka shënuar shtatë gola në 25 paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual.
Portugezi nuk ka pasur shumë hapësira dhe nuk është përshtatur mirë në stilin e lojës së trajnerit Luis Enrique dhe PSG-ja po e mendon largimin e tij.
Manchester United dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e sulmuesit.
Artikuj të ngjashëm