Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja siguron edhe Ramosin

Goncalo Ramos - Benfica - Liga e Kampioneve

Sulmuesi Gonçalo Ramos do të jetë përforcimi më i ri i Paris Saint-Germainit në këtë afat kalimtar. “L’Equipe” ka njoftuar të enjten se Parisi ka arritur marrëveshje me të gjitha palët, ndërsa transferimin e Ramosit do ta zyrtarizojë javën tjetër pasi portugezi t’i kryejë kontrollimet mjekësore.

Për kartonin e Ramosit, Parisi do t’i paguajë 80 milionë euro skuadrës së Benficas.

Ramos me ekipin francez do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe te Parisi po shihet si përforcim i madh për sulmin. 22-vjeçari është produkt i akademisë së Benficas, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2020.

Edicionin e fundit, Ramos ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 12 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Benfican deri në vitin 2025, ndërsa ka edhe 7 ndeshje e 4 gola të realizuar për Portugalinë.