Sulmuesi i Portugalisë, Gonçalo Ramos, përfundimisht mund të llogaritet futbollist i Paris Saint-Germainit. Ekipi francez ka bërë të ditur se ka aktivizuar klauzolën për ta bërë Ramosin transferim të përhershëm nga Benfica.
Ramos u huazua te Parisi para fillimit të këtij edicioni me të drejtën e blerjes në verë, por klubi francez më herët ka njoftuar Benfican për vendimin e tij. Kështu që, Parisi do të paguajë 80 milionë euro për blerjen e plotë të Ramosit, i cili ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028 me skuadrën nga Ligue 1.
Në 15 ndeshje të luajtura me fanellën e Parisit këtë edicion, Ramos ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim. 22-vjeçari kishte kontratë me Benficën deri në vitin 2025, ndërsa ka edhe 7 gola në 10 ndeshje të luajtura për Portugalinë.