Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi nxjerr në shitje Ramosin

Paraqitjet e dobëta të sulmuesit nga Portugalia, Goncalo Ramos ka bërë që skuadra e Paris Saint-Germainit ta nxjerr në shitje. Në fakt, Parisi po shpreson ta shesë 22-vjeçarin gjatë këtij muaji pasi edhe trajneri Luis Enrique ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij.

Ramos para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Parisit nga Benfica për 65 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar vetëm katër gola në të gjitha garat.

Klubi francez është i gatshëm ta lë të lirë Ramosin edhe për 40 milionë euro dhe interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur ekipet nga Anglia. Ramos ka edhe dhjetë paraqitje me Portugalinë, ku ka shënuar shtatë gola.