Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa largohet nga La Galaxy

Sulmuesi i krahut, braziliani Douglas Costa është futbollist i lirë. Ai ka shkëputur kontratën me LA Galaxy, ka njoftuar të martën ekipi amerikan.

Në njoftimin e klubit thuhet se palët kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës para kohe dhe 33-vjeçarit i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës. Costa kishte kontratë me Galaxyn deri në fund të këtij viti, ndërsa te kjo skuadër u transferua në verën e vitit të shkuar.

Në 22 paraqitje këtë edicion, Costa ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 7 herë për LA Galaxy.

Braziliani gjatë karrierës ka luajtur edhe për Juventusin, Gremion, Bayern Munichun e Shakhtar Donetskun.