Ish-ylli i Juventusit dhe Bayern Munichut, Douglas Costa, është afër transferimit te Chievo në kategorinë e katërt të futbollit italian.
Braziliani që luan në krah, sipas mediumeve italiane të enjten, do të nënshkruajë së shpejti me Chievon që bën gara në Serie D.
35-vjeçari aktualisht është pa klub pasi i skadoi kontrata me Sydney FC, në shtator të vitit të kaluar.
Costa i shënoi gjashtë gola dhe dhuroi 19 asistime në 173 paraqitje me Juventusin, prej vitit 2017 deri në vitin 2020.
Ai i fitoi tre tituj, një Kupë dhe një Superkupë të Italisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Juventusi po e mendon transferimin e Lewandowskit
-
Urdhërarrest për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret kontratën menjëherë
-
Zhegrova te Juventusi, në nivelin ku vlerësohet se e ka vendin
-
Zhegrova kërkon vazhdimësinë që i mungon prej vitit 2024
-
Zyrtare, Lucumi te Juventusi për 20 milionë euro