Futbollisti shumëvjeçar i Barcelonës, Sergi Roberto, është transferuar në ligën MLS të SHBA-së. Është Los Angeles Galaxy që ka siguruar shërbimet e 34-vjeçarit.
LA Galaxy më herët gjatë javës transferoi Hirving Lozanon, e tani edhe Roberton. Ish-kapiteni i Barçës është transferuar si lojtar i lirë, ndërsa ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër. Roberto i kaloi dy edicionet e fundit te Como në Serie A.
Te Barcelona mesfushori ishte nga viti 2010 deri në vitin 2024.