Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rodri: Te luash për Barçën është ëndërr

Rodri

Mesfushori i Spanjës, Rodri, ka mbërritur në Barcelonë. 
Rodri do t’i bashkohet Barçës nga Manchester City për një shumë rreth 70 milionë euro.
Mesfushori me tipare defensive foli për gazetarët pasi u prit në aeroport të hënën në mbrëmje.
Fituesi i Topit të Artë është shprehur se të luash për Barcelonën është një ëndërr.
“Jam shumë i lumtur që kam mbërritur. Kanë qenë disa ditë intensive, por jam i emocionuar që jam këtu. Të luash për Barcelonën është një ëndërr. Synimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Rodri. 
Rodri muajin e kaluar me Spanjën e fitoi Kupën e Botës. 
30-vjeçari Rodri pjesë e Cityt ishte nga viti 2019 kur ishte transferuar nga Atletico Madridi për 70 milionë euro. 
Ai me klubin e madh anglez zhvilloi 298 ndeshje, derisa kontriboi me 28 gola dhe 32 asistime.