Rodri është futbollisti më i ri i Barcelonës.
Mesfushori i Spanjës me Barçën ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030.
Fituesi i Topit të Artë iu bashkua Barçës të martën nga Manchester City për 70 milionë euro.
“Një nga pikat më të forta të Rodrit është aftësia e tij për ta lexuar lojën. Ai di t’i parashikojë lëvizjet e kundërshtarëve, e kthen shpesh topin në zotërim dhe e shpërndan atë me një saktësi të jashtëzakonshme. Edhe pse luan në një pozicion mbrojtës, ai është gjithashtu i aftë të përfshihet në sulm dhe të shënojë gola të rëndësishëm. Përveç aftësive në fushë, Rodri dallohet edhe për profesionalizmin, modestinë dhe përkushtimin ndaj punës”, ka shkruar Barça të martën në faqen zyrtare.
30-vjeçari Rodri pjesë e Cityt ishte nga viti 2019, kur ishte transferuar nga Atletico Madridi po për 70 milionë euro.
Ai me klubin e madh anglez zhvilloi 298 ndeshje, derisa kontriboi me 28 gola dhe 32 asistime. Ishte lider i pakontestueshëm në skuadrën e Pep Guardiolas.
Rodri me Cityn fitoi 13 trofe, duke përfshirë një herë Ligën e Kampionëve dhe katër herë titullin e kampionit në Angli.
Edhe
E kryer, Rodri në Barcelonë
Rodri muajin e kaluar me Spanjën e fitoi Kupën e Botës. U shpall futbollisti më i mirë i Botërorit.
Mesfushori me tipare defensive karrierë ka bërë edhe te Villarreali. Është pritur që Rodri të transferohet te Real Madridi, por ai zgjodhi Barcelonën.