Mesfushori spanjoll, Rodri, me shumë gjasë do të vazhdojë karrierën te Barcelona.
Kështu të paktën ka shkruar të enjten “Marca” dhe mediume të tjera spanjolle.
Të enjten, Rodri ua ka dhënë fjalën drejtuesve sportivë të Barçës dhe do të luajë nën urdhrat e Hansi Flick në edicionin e ri.
Real Madridi e ka kërkuar Rodrin për kohë të gjatë, por lojtari më i mirë i Botërorit vendosi për Barcelonën.
Tani mbetet që Barcelona të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit.
Rodri ka dhënë lejen që Barcelona të negociojë për transferimin e tij. City do të kërkojë të paktën 50 milionë euro.