Gjykata në Porto Alegre ka lëshuar urdhërarrestim për futbollistin brazilian, Douglas Costa, për shkak të mospagesave të detyrueshme ndaj ish-gruas së tij.
Ish-futbollisti ofensiv i kampionit të Gjermanisë, Bayern Munich, aktualisht luan për Los Angeles Galaxyn në ligën MLS në SHBA, dhe mund të arrestohet nëse kthehet në shtëpi.
Ai duhet të paguajë para për dy fëmijët të moshës tre dhe pesëvjeçare, që i ka nga martesa e parë.
Ky urdhërarrestim është lëshuar të premten, ndërsa është bërë publik në media të martën.
Douglas Costa ka zhvilluar 31 ndeshje për Brazilin dhe ka luajtur në 61 ndeshje në Bundesligë me fanellën e Bayernit.
Karrierën e ka nisur te Gremio, ndërsa ka luajtur edhe te Shakhtari e Juventusi.