Futboll

Ish-ylli i Man. Utd dënohet me burgim

Manchester United

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson, është dënuar me burgim për dështimin e tij që të paguajë paratë për kujdesin e fëmijës, raporton “Daily Mail”. 

36-vjeçarit i është thënë se do të duhet të vuajë dënim me burgim në qytetin jugor brazilian Porto Alegre, nëse nuk paguan mbi 53 mijë euro sa i ka borxh. 

Vendimi u mor javën e kaluar, por u bë publik vetëm të martën mbrëma. 

Ish-futbollistit të Unitedit i është thënë se duhet të vuajë 30 ditë burgim nëse nuk paguan borxhet për kujdesin ndaj fëmijës. 

Anderson ka luajtur për Manchester Unitedit nga viti 2007 deri më 2015. Zhvilloi në total 105 ndeshje, ndërsa fitoi katër herë Premier Leaguen e fitoi po ashtu edhe Ligën e Kampionëve e Botërorin e klubeve.

Ai fitoi po ashtu dy tituj të Portugalisë me Porto. Luajti edhe për skuadra si Gremio, Fiorentina, Internacional, Coritiba dhe Adana Demirspor.