Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hajdutët plaçkitën shtëpinë e kapitenit të Unitedit

Bruno Fernandes

Tre hajdutë të maskuar kanë vjedhur bizhuteri dhe gjësende tjera me vlerë në shtëpinë 4 milonë funte të kapitenit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, raporton “The Sun”.

Vjedhja ndodhi ndërsa portugezi 32-vjeçar ndodhej në Itali për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Comos. Unitedi humbi thellë 4:1 nga klubi italian.

“Nuk është e qartë nëse gruaja e Brunos, Ana Pinho, dhe dy fëmijët e tyre të vegjën ishin në shtëpi në kohën kur është kryer vjedhja. Policia thotë se një fqinj ngriti alarmin pasi vuri re të tre burrat e panjohur në kopshtin e pronës”, shkruan “The Sun”.