Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Federata angleze reagon për dënimin e Man. Cityt

ff

Vendimi i komisionit të pavarur kundër Manchester Cityt ka “ndikim të rëndësishëm për integritetin e lojës”, ka vlerësuar Federata e Futbollit e Anglisë të premten. 

Federata angleze ka reaguar pak ditë pasi City u shpall fajtor për thyerje të rregullave financiare. 

“Ne me kujdes jemi duke e shqyrtuar vendimin dhe ndikimin e tij, dhe do të marrim vendime kur të jetë e përshtatshme”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Federatës angleze. 

City u shpall fajtor për thyerjen e rregullave financiare të Premier Leagues për edicionet nga 2009/10 deri në 2017/18. 

City ka mohuar të ketë bërë thyerje të rregullave dhe ka apeluar vendimin. E ka konfirmuar të premten kur ishte afati i fundit. 

City u dënua për marrëveshje të fshehta sponsorizimi dhe për “kontrata fiktive”. 

Nëse City nuk e fiton apelin, do të pësojnë dënime të mëdha për klubin.