Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi humb durimin me Antonyn

Manchester Unitedi do t’i dëgjojë ofertat për Antonyn këtë verë, për shkak të dështimit të anësorit brazilian gjatë edicionit aktual.

Ish-lojtari i Ajaxit i kushtoi 86 milionë funte Unitedit para 18 muajve duke u bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë i klubit.

Por 24-vjeçari ka zhgënjyer me paraqitje. Tani raportohet se Unitedi ka humbur durimin dhe është i gatshëm ta shesë.

Antony ka startuar vetëm në një nga tetë ndeshjet e fundit të “Djajve të Kuq” – atë ndaj Newport Countyt në Kupën FA – dhe ishte rezervist ndaj Unitedit që humbi nga Fulhami në Old Trafford të shtunën.

Artikuj të ngjashëm