Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ofron Antonyn për Barbosan

Te Manchester Unitedi kanë marrë vendim për të ardhmen e sulmuesit të krahut, brazilianit Antony. “The Sun” shkruan të hënën se tek Unitedi kanë vendosur ta largojnë Antonyn në afatin kalimtar të janarit. Në fakt, thuhet se ekipi anglez tashmë ka gjetur zgjidhjen pasi është në negociata me skuadrën e Flamengos.

Mësohet se Unitedi ka ofruar Antonyn në shkëbim për sulmuesin Gabriel Barbosa, i cili po shihet si përforcim ideal tek ekipi anglez për repartin ofensiv.

Antony verën e shkuar iu bashkua Unitedit për 95 milionë euro, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Këtë edicion ka 11 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2027.

Në anën tjetër, Barbosa ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm me Flamengon, ekip për të cilin ka shënuar 18 gola këtë vit.