Pesë lojtarë, duke përfshirë sulmuesin e Anglisë, Marcus Rashford dhe atë të Argjentinës, Alejandro Garnacho, kanë njoftuar Manchester Unitedin se duan të largohen nga skuadra.
Mesfushori brazilian Antony, mbrojtësi holandez Tyrell Malacia dhe reprezentuesi anglez Jadon Sancho po ashtu synojnë të largohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashford, që nuk ishte në planet e trajnerit Ruben Amorim, luajti huazim te Aston Villa së fundi. Ndërkohë Unitedi kishte kampanjën më të keqe në Premier League duke përfunduar në vendin e 15-të.
Sancho ishte në huazim te Chelsea. Antony ishte te Real Betisi, kurse Malacia te PSV-ja.