Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edersoni pritet të jetë transferimi i parë i Unitedit

Ederson

Manchester Unitedi është në fazë të avancuar të negociatave për ta bërë mesfushorin brazilian të Atalantas, Ederson, transferimin e parë të verës.

Burime të shumta kanë bërë të ditur për BBC se marrëveshja është fare pranë realizimit. Për 26-vjeçarin, Unitedi pritet të paguajë 48 milionë euro.

Ederson ka edhe 12 muaj kontratë me klubin italian. 

Manchester Unitedi pritet të bëjë disa transferime cilësore gjatë verës, për të mbështetur projektin e trajnerit Michael Carrick.

Unitedi është kthyer në Champions, ndërsa tashmë me Carrickun është firmosur kontratë afatgjatë.