Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Andersoni i bashkohet Man. Cityt me kontratë pesëvjeçare

Elliot Anderson

Mesfushori shumë i dalluar i Anglisë në Kupën e Botës, Elliot Anderson, ka thënë se ka qenë shumë i vendosur që t’i bashkohet Manchester Cityt. 

Dhe kjo ndodhi të enjten kur edhe u zyrtarizua te skuadra e re me marrëveshje pesëvjeçare. 

23-vjeçari i bashkohet Cityt nga Nottingham Foresti, ndërsa do të jetë te “qytetarët” deri në qershor të vitit 2031. 

Andersoni u transferua te City për 135 milionë euro. 

Ai dha ndihmë te Nottinghami që e siguroi Evropën për herën e parë në 30 vjet.