Manchester City do të dërgojë tjetër ofertë në drejtim te Nottingham Forestit për mesfushorin, Elliot Anderson.
Oferta e parë e Cityt është refuzuar javën e kaluar. Drejtuesit e Cityt pritet që gjatë kësaj jave ta paraqesin ofertën e re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCity dëshiron që ta finalizojë sa më shpejtë transferimin e Andersonit. Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Anderson është i interesuar që t’i bashkohet Cityt.
Në garë për shërbimet e 23-vjeçarit është edhe Manchester Unitedi. Edhe Unitedi dëshiron që ta ketë pjesë të skuadrës për edicionin e ardhshëm, Andersonin.
Nottinghami po kërkon mbi 100 milionë euro për kartonin e Andersonit.
Anglezi iu bashkua Forestit në vitin 2024 nga Newcastle Unitedi për 41 milionë euro. Anderson ishte prej mesfushorëve më të dalluar gjatë edicionit 2025/26 në Premier League.
Ai në 50 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat kontribuoi me katër gola dhe pesë asistime.