Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City prezanton brazilianin Allan

Allan

Manchester City e ka kompletuar transferimin e sulmuesit brazilian, Allan. 

Allan iu bashkua Cityt nga Palmeirasi për 40 milionë euro. 

Sulmuesi i krahut të djathtë me gjigantin anglez ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031. 

“Manchester City me gjithçka që ka arritur dhe ka fituar gjatë 15 vjetëve të fundit, është një nga klubet më tërheqëse në botë për çdo futbollist. Të jem sot këtu dhe të them se jam bërë pjesë e këtij klubi është momenti më krenar i jetës sime. Dua t’u premtoj tifozëve të Cityt se do të jap gjithçka nga vetja për ta shfrytëzuar në maksimum këtë mundësi. Synimi im është ta ndihmoj Cityn të vazhdojë të fitojë trofe”, ka thënë Allan për faqen zyrtare të Cityt. 

22-vjeçari u zhvillua si futbollist te Palmeirasi, kurse pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti i kaluar. 

City pos Allanit ka transferuar edhe Elliot Andersonin dhe Ayyoub Bouaddin.