Manchester City e ka trasnferuar reprezentuesin e Anglisë, Elliot Anderson.
City ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Nottingham Forestin për transferimin e Andersonit.
Anderson, 23-vjeçar, është pjesë e Anglisë në Kupën e Botës 2026.
Siç shkruan City, Anderson i është nënshtruar kontrolleve mjekësore në Kansas. “Formalitetet e transferimit do të finalizohen pas kthimit të tij në Angli. Ndërkohë, të gjithë në Manchester City u urojnë fat Elliotit dhe Anglisë në Kupën e Botës dhe mezi presim ta mirëpresim atë në Manchester në kohën e duhur”, shkruar në njoftimin e Cityt.