Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndimi i Antonyt është serioz

Manchester Unitedi ka frikë se lëndimi i fundit i pësuar nga Antony, është i ngjashëm me atë që e kishte tek Ajaxi.

Ai qëndroi jashtë fushës në dy muajt e fundit në edicionin e fundit në Holandë.

Braziliani u largua me lot në sy pas 29 minutash lojë në fitoren ndaj Chelseat të enjten mbrëma, 4:1.

23-vjeçari të njëjtin lëndim e kishte edhe në kampanjën 2021/22. Ky dëmtim e la atë jashtë kualifikimeve të Brazilit në Botëror, në mars të vitit 2022.

Qëkur iu bashkua Unitedit, Antony ka shënuar tetë gola.

Ai u transferua në shtator për rreth 94 milionë euro.

Edhe Unitedi humb durimin me Antonyn Sport Unitedi humb durimin me Antonyn

Fitorja ndaj Chelseat ia siguroi Unitedit vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Në finale të Kupës FA, Unitedi luan kundër Manchester Cityt më 3 qershor.