Skuadra e Manchester Unitedit pritet të jetë pa njërin prej lojtarëve kryesorë për finalen e Kupës FA. Sulmuesi i krahut, braziliani Antony do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin e fundit të Unitedit.
Ai u detyrua të zëvendësohej në pjesën e parë të ndeshjes kampionale kundër Chelseat, të cilën Unitedi e fitoi me rezultatin e thellë 4:0, të enjten mbrëma.
23-vjeçari ka pasur paraqitje të mira këtë edicion, ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 5 asistime në të gjitha garat.
Ai iu bashkua skuadrës angleze verën e shkuar nga Ajaxi dhe ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2027.