Ish-ylli i Bayern Munichut, sulmuesi Roque Santa Cruz, nuk po e mendon ende pensionimin nga futbolli aktiv.
Në moshën 44-vjeçare, ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Paraguai, Asuncion.
Santa Cruz te Bayern Munichu luajti nga viti 1999 deri në vitin 2007.
“Ai vjen me gjithë eksperiencën dhe si lider. Kërkon edhe më shumë suksese”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.
Santa Cruz e ka të njëjtën moshë si trajneri i ri në klub, Felipe Gimenez.
Të dy janë zhvilluar tek Akademia e klubit Olimpia Asuncion, ndërsa bashkë kanë luajtur edhe te grupmoshat e reja të Paraguait.
Kontrata e Santa Cruzit do të jetë e vlefshme për një vit.