Tinejxheri shumë i suksesshëm i Bayern Munichut, Erblin Osmani, e ka vazhduar të mërkurën kontratën me skuadrën më të madhe gjermane.
Osmani debutoi si 16-vjeçar në elitën e futbollit gjerman në sezonin 2025/26, ndërsa tani ka vendosur të jetë i lidhur me skuadrën bavareze për kohë të gjatë.
“Jam mirënjohës që edhe zyrtarisht e kam nënshkruar kontratën e parë profesionale me Bayern Munichun. Falënderim i veçantë për familjen që gjithmonë kanë besuar në mua dhe më kanë përkrahur në çdo hap të rrugëtimit. Po ashtu e falënderoj edhe agjencinë time rsm.musc, për besimin në gjithë rrugëtimin tim. Shumë i lumtur për çdo gjë që më pret para dhe i gatshëm për ta dhënë më të mirën”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Instagram pas nënshkrimit të kontratës së re.
-
Te Bayerni po rritet një tjetër futbollist shqiptar
-
E luajti vetëm një ndeshje, por 16-vjeçari Osmani është kampion i Gjermanisë me Bayernin
-
Talenti Osmani u stërvit me Bayernin para ndeshjes ndaj Realit
-
“Kickeri” shkruan sërish për Osmanin, talentin e Bayernit
-
Kosova ka shfaqur interesim për supertalentin e Bayernit