Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Çka shkruan Bayerni për talentin Osmani

Erblin Osmani

“Nga kampusi tek ekipi nacional”. Kështu ka shkruar Bayerni në faqen zyrtare për talentin e kësaj skuadre, 17-vjeçarin Erblin Osmani, që debutoi të enjten për Kosovën.

“Lojtari i ri i Bayernit, Erblin Osmani ka përjetuar një tregim që vetëm mund të ëndërrohet nga të rinjtë. Së pari ai javën e kaluar u ftua nga Kosova. Më pas debutoi për ekipin e dytë të Bayernit dhe disa ditë më pas debutoi te Kosova”, ka shkruar tutje faqja e Bayernit.

Është paraqitur edhe deklarata që Osmani ka dhënë për FFK-në, përkatësisht për realizimin e ëndrrës duke luajtur për Kosovën.

Osmani tashmë ka debutuar me ekipin e parë të Bayernit.