Kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002 dhe ish-futbollisti i Bayern Munichut e Bayer Leverkusenit, Lucio, është dërguar në një spital në Brasilia pas djegieve që ka marrë pas një aksidenti me zjarr.
Kështu ka shkruar të shtunën “Sky Sport Austria”.
47-vjeçari është me vetëdije dhe në gjendje stabile, sipas spitalit në Brasilia.
Atij po i jepet tretman i specializuar mjekësor për shërimin e plagëve.
Lucio u transferua te Leverkuseni në vitin 2001 dhe tre vjet më vonë iu bashkua Bayern Munichut.
Ai luajti 105 ndeshje për Brazilin.
Me Bayernin e fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë tri herë, ndërsa para 23 vjetësh në Yokohama, me Brazilin e fitoi Kupën e Botës pas fitores 2:0 në finale ndaj Gjermanisë.
Lucio e fitoi Ligën e Kampionëve me Interin në vitin 2010, ndërsa në finale e kishte mposhtur Bayernin.
U pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2019 te skuadra Brasiliense FC.