Në vitin 2024, 33-vjeçari Philippe Coutinho u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar klubit të fëmijërisë, Vasco da Gama.
Megjithatë, edhe kjo ka marrë fund.
Coutinhos i është ndërprerë kontrata me klubin brazilian që e ka bërë të ditur lajmin të enjten. Po të enjten në Instagram ka shkruar edhe mesfushori që dikur vlerësohej jashtëzakonisht shumë.
“E vërteta është se jam shumë i lodhur mendërisht. Kam qenë shumë i rezervuar kështu që nuk është e lehtë për mua ta them këtë, por duhet të jem i sinqertë. Marrëdhënia ime me Vascon është marrëdhënie dashurie. Dhe kështu do të mbetet gjithmonë. Jam mirënjohës për çdo gjë që kam përjetuar këtu”, ka shkruar Coutinho.
Coutinho ka karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur për Interin, Espanyolin, Liverpoolin, Barcelonën, Bayern Munichun e Aston Villan, ndërsa karrierë ka edhe në Katar me Al-Duhailin.
Me Bayernin në vitin 2020 e fitoi Ligën e Kampionëve