Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, mund ta bëjë një rikthim senzacional në Premier League. “Sky Sports” ka raportuar të enjten se gjasat janë të mëdha që 31-vjeçari t'i bashkohet skuadrës së Crystal Palacet.
Kolumbiani po shihet si opsion i mirë tek ekipi anglez, i cili pritet ta bëjë transferimin e parë për edicionin e ardhshëm. Në fakt, Rodriguez mund ti bashkohet qysh tani Crystal Palacet pasi është lojtar i lirë. Ai muaj më parë ka shkëputur kontratën me Olympiacosin dhe është në kërkim të një ekipi të ri. Në 17 ndeshje në kampionatin grek, Rodriguez ka shënuar 5 gola dhe ka bërë po aq asistime. Te Crystal Palace janë të gatshëm ti ofrojnë atij kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit. Rodriguez e njeh kampionatin anglez, pasi më herët ka luajtur për skuadrën e Evertonit.