Manchester United po shqyrton mundësinë për t’i bërë ofertë Crystal Palaces për futbollistin francez, Michael Olise.
22-vjeçari ka shkëlqyer deri tash në Premier League duke shënuar gjashtë gola. Në 11 ndeshje ai ka kontribuar edhe me tri asistime.
Olise pjesë e Crystal Palaces është prej vitit 2021, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për Shpresat e Francës. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 50 milionë euro.