Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olise mbetet te Palace, firmos kontratë të re katërvjeçare

Sulmuesi i krahut, Michael Olise nuk do të largohet nga skuadra e Crystal Palacet. Olise ka refuzuar kalimin te Chelsea, pasi të enjten ka firmosur kontratë të re katërvjeçare me Palacen.

Te Palace kanë thënë se janë të lumtur që 21-vjeçari ka marrë vendim të mbetet pjesë e klubit edhe për një periudhë të gjatë, përkundër ofertave të shumta që kishte. Me kontratën e re, Olise do të jetë pjesë e Palacet deri në verën e vitit 2028.

Ai këtë verë edhe kërkuar edhe nga Manchester City, ndërsa Chelsea kishte pranuar të paguante klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 40 milionë eurosh. Edicionin e shkuar, Olise ishte ndër më të dalluarit te Palace, ku shënoi 2 gola dhe asistoi 11 herë në 37 paraqitje në Premier League.