Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e sulmuesit të krahut, Michael Olise, nga Crystal Palace. BBC ka bërë të ditur të martën se Chelsea ka bërë ofertë zyrtare për ta bindur Palacen në lirimin e tij gjatë kësaj vere.
Mësohet se për kartonin e 21-vjeçarit, Chelsea ka ofruar 60 milionë euro.
Olise është i gatshëm të largohet nga Palace, pasi krahas Chelseat, po kërkohet edhe nga Manchester City e PSG-ja. Ai ka kontratë me Palacen deri në vitin 2026, ndërsa edicionin e fundit pati 2 gola e 11 asistime në 37 ndeshej të luajtura në Premier League.