Mesfushori ofensiv, Michael Olise, pritet të jetë lëvizja befasuese e Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit. Mediumet britanike kanë raportuar të mërkurën se Olise sipas të gjitha gjasave do t'i bashkohet Manchester Unitedit, ekip me të cilin ka marrëveshje në parim.
Unitedi tashmë është në negociata me Crystal Palacen për 22-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Erik ten Hag. Olise është pjesë e Palacet prej vitit 2021, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Këtë edicion, ai ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim në nëntë ndeshje të luajtura në Premier League. Për ta lënë të lirë Olisen, Crystal Palace po kërkon të paktën 50 milionë euro.