Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në garë për sulmuesin Olise

Michael Olise - Crystal Palace

Paris Saint-Germaini është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Michael Olise, ka bërë të ditur “FootMercato” të martën.

Francezi është pjesë e Crystal Palacet dhe pritet të largohet nga ekipi anglez këtë verë pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion.

Olise po kërkohet edhe nga Arsenali, por Parisi është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për kartonin e tij. Sulmuesi i krahut, këtë edicion ka 2 gola e 9 asistime në Premier League, ndërsa me Crystal Palacen ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

21-vjeçari te Parisi po shihet si përforcim i duhur për sulmin në edicionin e ri, pasi nga ekipi do të largohen Lionel Messi e Neymari. Ai është pjesë e Crystal Palacet prej vitit 2021, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Readingun.

Artikuj të ngjashëm