Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olise mbetet te Crystal Palace

Michael Olise - Crystal Palace

Mesfushori Michael Olise nuk do të largohet nga Crystal Palace në verë, ka njoftuar të martën “Sky Sports”.

Bëhet e ditur se krerët e Palacet kanë refuzuar të gjitha ofertat për 20-vjeçarin, me të cilin kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës. Olise është pajtuar të firmosë kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2027, në të cilën është përfshirë një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh.

Olise, i cili iu bashkua Palacet nga Readingu verën e shkuar, ka impresionuar këtë edicion me paraqitjet e tij dhe vlerësohet ndër mesfushorët më të dalluar në Premier League. Në të gjitha garat këtë sezon, Olise ka shënuar katër gola dhe ka asistuar nëntë herë.