Mesfushori James Rodriguez ka vendosur të largohet nga Katari për t’u rikthyer në Kolumbi që ta vazhdojë karrierën, ka raportuar “Calciomercato”.
James nuk është aspak i kënaqur te skuadra Al-Rayyan dhe tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit se dëshiron të largohet. Madje, thuhet se ai është në kontakte me ekipin nga Kolumbia, Junior Barranquilla dhe parimisht ka arritur marrëveshje.
Skuadra kolumbiane është gati të ofrojë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e Jamesit, i cili para fillimit të këtij edicioni u transferua në Katar.
30-vjeçari ka kontratë me ekipin Al-Rayyan deri në në verën e vitit 2024, ndërsa deri më tani ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 14 paraqitje.
James para shkuarjes në Katar, ka bërë karrierë tek ekipet nga Evropa, si Evertoni, Real Madridi, Bayerni, Monaco e Porto.