Mesfushori James Rodriguez ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë në La Liga.
“Mundo Deportivo” ka shkruar se James pritet që te transferohet te skuadra e Atletico Madridit gjatë verës. Mësohet se James është i interesuar të kthehet në Spanjë dhe Atletico tashmë i ka bërë ofertë.
Ai aktualisht është pjesë e ekipit nga Katari, Al-Rayyan, të cilit iu bashkua verën e shkuar dhe ka kontratë deri në vitin 2024.
30-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 14 ndeshje për Al-Rayyanin deri më tani.
Tek Atletico, janë të gatshëm të ofrojnë rreth dhjetë milionë euro për Jamesin, i cili karrierë në Evropë ka bërë te Evertoni, Real Madridi, Bayerni , Monaco e Porto.